Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar vizitën e presidentit Vladimir Putin në Krime dhe e kanë quajtur vizitë provokative.
“Ky udhëtim ishte provokativ dhe i panevojshëm. Krimea i përket Ukrainës dhe ne nuk do ta njohim hapat e paligjshëm të Rusisë në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.
Presidenti i Rusisë vizitoi dje Krimenë të cilën e aneksoi në muajin mars.






