Kush po i shpërngulë banorët e fshatit Malit të Tërnocit
Fshati Mali i Tërnocit është nji fshat kodrinoro-malor me një tokë shumë pjellore dhe me gjithë infrastrukturën që i duhet një fshati.Rrugët i ka të asfaltuara deri në shtëpinë e fundit dhe shkolla fillore e ndërtuar nga themelet e saja duke ju falenderuar pushtetit lokal në krye me Partinë Demokratike të udhëhequr nga Nagip Arifi e atëherë edhe kryetar Komune.
Xhamia e fshatit është ndërtuar e re nga themelet e saj duke ju falenderuar bashkëatdhetarëve në diasporë dhe të gjithë bisneseve që veprojnë në Gjilan e Bujanoc.
Ujë për pije ka mjaftueshëm edhe pse nuk egziston ujësjellësi dhe kanalizimi.
Fshati para luftës së Kosovës dhe luftës së UÇPMB-së kishte rreth 51 shtëpi të banuara i gjithë me banorë Shqiptarë.
Në kohën e luftës së UÇPMB-së disa shtëpi ishin të djegura dhe i gjithë fshati ishin të larguar nga fshati përpos djemve dhe vajzat të reja që kishin mbetur të mbrojnë fshatin dhe vendin e tyre.
Mbas luftës organizatat ndërkombëtare duke përfshirë Bashkimin Europian,UNHCR,CHF-in,Kryqin e kuq ndërkombëtar dhe shumë organizata tjera filluan të kthejnë banorët e fshatit në trojet e veta me disa ndihma materiale dhe duke ju garantuar siguri në fshatin e tyre.Deri më sot ekzistojnë 21 shtëpi -familje që jetojnë në fshat edhe pse me kushte të vështira për egzistencë sepse po dihet se nuk kemi fabrika për punësim e banorëve atje por i gjithë fshatit merret me bujqësi dhe blegtori.Shkolla e fshatit sot numëron 8 nxënës nga klasa e parë deri të katërtën sepse nga klasa e pestë deri në të tetën duhet të udhëtojnë në fshatin Tërnoc diku rreth 7 km.Xhamia e fshatit funksion duke ju falënderuar Imamit të fshatit Ibrahim Demiri i cili asnjëherë nuk ju nda xhamisë dhe banorëve edhe para luftës e mbas luftës thuajse pa pagesë (pagesë simbolike) por Hoxha me autoritetin e tij ndikoi në shumë organizata humanitare të i ndihmoj banorëve të atij fshati.
Tash në muajit e fundit u lajmrua shoqata Jetimat e Ballkanit me ndihmën e nënkryetarit të Komunës Bujanovcit Shqipërim Musliu të ndihmojë 6 familjeve me ndertimin e shtëpiave.Po të ishte kështu ishte për të u përshëndetur por nga 6 shtëpitë që do të ndërtohen 5 prej tyre në qytetin e Bujanocit dhe 1 në fshatin Malin e Tërnocit sepse sipas tyre nuk kanë tokë në emrin e tyre dhe nuk egziston perspektiva në këtë fshat dhe tash detyrohen këta 5 familje të blejnë truall në Bujanoc të bartin në emrin e tyre dhe pastaj të ndërtohet shtëpia.Pas skandalit të KNSh që ndodhi me këqpërdorimet e mjeteve dedikuar Luginës nga Qeveria e Kosovës për një grusht vota tash është skandali tjeter nga LPD-së ne po ju ndertojmë shtëpitë por ju duhet votuar partinë ku ishin të gjithë këto kryefamiljar në bisedë informative ndaras jo së bashku që të ju komunikojë se shtëpia po ju ndërtohet por ju votën duhet drejtuar nga LPD.
Nëse largohen 5 familje nga Mali i Tërnocit po mbeten edhe 16 tjera ku edhe nga këto janë duke shqyrtuar mundësinë e largimit,shkolla po mbetet me 3 nxënës,xhamia mbetet bosh e gjithë fshati do të largohet dhe do të futen xhandarmëria në fshat ku gjindet posti i saj mbi fshat dhe ato pastaj do të zbresin dhe do të mbyllet fshati dhe mundësi për hyrje në fshat nuk do të egzistojë.
Prandaj apelojmë te shoqata Jetimat e Ballkanit “ndoshta”ka qëllimin e mirë për të i ndihmuar atyre banorëve ndihmoni aty ku janë duke jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë e jo të shpërngulen nga trojet e tyre shekullore.
Të ndalohen keqpërdorimet nga KSHN-ja dhe nga partitë politike në Luginën sepse ashtu po zbrazet Lugina por ne shqiptarët mos të kontribojmë për shpernguljen e banorëve të Luginës.
Lëvizja për kthim dhe integrim
Fatmir Sopi-Kryetar






