Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc sot ka pranuar një donacion me vlerë rreth 20 mijë eurove, aparatin laboratorik analizatorin biokimik i cili shërben për analizat e gjakut. Kjo aparaturë ka një kapacitet i cili mundëson 400 kontrollime në orë dhe është dhuruar nga Rotor Klub nga Vranja.
Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Llella Jovanoviq tha se, ky donacion ka qenë mëse i nevojshëm pasi që në laboratorin e gjakut në Bujanoc çdo ditë numri i pacientëve që kërkojnë pasqyrën e gjakut është në rritje, andaj ky analizator biokimik do të shërbej laborantëve të bëjnë punën e tyre më shpejt. Përveq analizatorit Rotor Klub ng aVranja sot ka dhuruar edhe inhalatorin për repartin e fëmijëve./Lugina Press/






