Pesë të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Tetovë – Pirok.
Aksidenti ndodhi kur një makinë e tipit “Suzuki Maruti” me targa tetovare që drejtohej nga një 29 vjeçar u përplas me një makinë tjetër “Renault Megane”.
Në këtë aksident të rëndë janë plagosur të gjithë udhëtarët që ishin në dy makinat.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën dhe shkaqet e aksidentit. Aksidenti i rëndë ndodhi pasi që u përplasën drejtpërdrejt të dyja makinat. Të plagosurit kanë përfunduar në Klinikën e Tetovës. (INA)






