Rreth 36 mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës do të votojnë sot në zgjedhjet e treta për Këshill Kombëtar të Shqiptarëve. Në këto zgjedhje shqiptarët garojnë me gjashtë lista zgjedhore, pesë janë nga partitë politike dhe një liste e shoqërisë civile. Këshilli merret ekskluzivisht me të drejtat kombëtare në arsim, informim, kulturë e simbole.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ata që jetojnë në qendra të ndryshme të Serbisë, gjatë ditës së nesërme nga ora 7 deri në orën 20 do të kenë rastin të zgjedhin pesëmbëdhjetë këshilltarët e Kuvendit të Këshillit Nacional, nga gjithsej gjashtë lista zgjedhore të pesë partive politike dhe një liste të shoqërisë civile.
Sipas një komunikate zyrtare të Komisionit Republikan Zgjedhorë, afati i azhurnimit të listave zgjedhore ka përfunduar e premte , ndërsa në listën zgjedhore të pakicës shqiptarë janë regjistruar 36.044 votues. Në Preshevë, 18.281 votues shqiptarë të regjistruar në listën zgjedhore do të votojnë në 23 vendvotime, në Bujanoc rreth 16.200 votues votojnë në 26 vendvotime, ndërsa në komunën e Medevgjës 1.563 do të mund të votojnë në 6 vendvotime.
Driton Rexhepi kordinator i zgjedhjeve të KKSH-së në Bujanoc bënë të ditur se të gjitha vendvotime janë hapur me kohë në gjithsejt 26 vendvotime që ka në komunën e Bujanocit.Sipas tij në regjistrin zgjdhor janë 18.181 votues, prej tyre 16.039 janë shqiptar, romë 2083, 24 maqedonë dhe 5 bullgarë.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=Tpztms7ymPU&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]
Edhe në komunën e Preshevës të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë në pra07:00 ka njoftuar Agim Ymeri, koordinator i zgjedhjeve në Preshevë.
Sipas tij në Preshevë të drejtë vote kanë 18.281 votues shqiptarë dhe 55 romë.
https://www.facebook.com/preshevacom/videos/713101082404434/
Përkundër numrit rreth 36.000 votuesve shqiptarë për këshillin Nacional, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Qeverisë së Serbisë, për shkak të bojkotit të regjistrimit të popullatës nga shqiptarët në vitin 2011, ka zvogëluar numrin e këshilltarëve në Kuvendin e KNSH-së nga 29 në 15, e me këtë edhe buxhetin e Këshillit Nacional. Zgjedhjet e sotme shënojnë mandatin e tretë të ekzistencës së Këshillit Nacional Shqiptarë në Serbi./Lugina Press/








