Kush thotë se qeveria Rama-Meta nuk po punon, ndoshta gabohet. Po punojnë, madje edhe për ata që janë në botën tjetër.
Sot në parlament u diskutua projektligji “Për shërbimin publik të varrimit”. Sipas këtij projektligji do të ndryshojë rituali i përcjelljes për në banesën e fundit.
Kështu, do të lejohet varimi mural dhe kremimi apo hedhja e hirit në det. Veç kësaj do lejohet edhe privatizimi i varrezave.
Krahas varreve shtetërore do të ketë edhe varre private. Ligji parashikon edhe ngritjen e varrezave monumentale, ku do të prehen personalitete të ndryshme historike, kulturore fetare Dëshmorë të Kombit. Ky ligji synon të zgjidhë edhe problemin më kryesor që ka të bëjë me mungesën e sipërfaqeve tokësore për varreza.
Opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend, pasi ka vendosur bojkot pas konfliktit fizik mes deputetëve Strazimir dhe Ndoka.






