Një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën lokale Lipjan – Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin, bënë të ditur policia e Kosovës.
Në aksident sipas policisë, janë përfshirë katër automjete, një veturë e tipit Golf IV, një autobus, një veturë e tipit Ford siera dhe një veturë Golf III.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën K. Gashi, 17 vjeç, pasagjer i autobusit. Vdekja e tij sipas policisë është konstatuar nga ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.
Në po të njëjtën qendër, për tretman mjekësor, janë dërguar edhe të lënduarit e tjerë: L.Berisha (femër) 17 vjeç dhe V.Gashi (femër) 16 vjeç, pasagjerë të autobusit, si dhe H. Gashi (mashkull) 59 vjeç, ngasës i veturës Golf IV dhe O.Bikliqi (mashkull) 26 vjeç, ngasës i autobusit, transmeton Reporteri.
Gjithashtu pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, policia bënë të ditur se u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, dy personave, ngasësit të autobusit dhe ngasësit të veturës Golf IV.