Në Veliko Polje afër Obrenovac’it të Serbisë ka shpërthyer një digë. Mediat serbe thonë se aktualisht është duke u evakuuar popullata atje.
Sipas njoftimeve banorët janë duke u evakuuar në shkollën Jovan Jovanovic Zmaj. Po ashtu thuhet se atje pritet të shkojë për vizitë edhe Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic.








