Në një letër që është publikuar të dielën, mësohet se Washingtoni i kërkoi Serbisë të radhitet përkrah partnerëve evropianë për sa i përket krizës në Ukrainë. Letra i ka shkruar kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë para një vizite në Beograd të shefit të diplomacisë ruse.
“Kriza në Ukrainë vetëm ka riforcuar mbështetjen për Evropën. Marr parasysh lidershipin tuaj për të qenë të sigurt se Serbia do të jetë përkrah partnerëve evropianë në mbështetje të principeve ndërkombëtare”, shkruan zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në këtë letër të publikuar një ditë para vizitës të shefit të diplomacisë ruse, Serguei Lavrov në Serbi, transmeto koha.net.
Që prej shpërthimit të krizës në Ukrainë në muajin nëntor 2013, Serbia, kandidate për anëtarësim në BE, po ecën në një vijë të tendosur mes respektimit të detyrimeve kundrejt Brukselit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Rusinë./LuginaPress/






