Me rastin e ardhjes së së Muajit të Ramazanit, sektori për femra pranë Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë (BIPBM), organizon manifestim fetar.
Manifestimi fetar do të mbahet të enjten (19 qershor) në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me fillim prej orës 14:00.
Programi do të përmbajë: Lexim nga Kur’ani, ligjërata, poezi islame, si dhe ilahi nga kori i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë (BIPBM), në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Lugina Press/.







