Home Aktuale Shaip Kamberi: “Serbia, vazhdon me logjikën diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës”

Shaip Kamberi: “Serbia, vazhdon me logjikën diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës”

759
0
SHARE

Në “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nëpërmjet një shkrimi në facebook, ka vlerësuar se, “Serbia, ndaj shqiptarëve edhe më tej vazhdon të sillet me logjikën diskriminuese”.

Kamberi, ka shkruar:

10 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Pavarësisht se “Kultura e të drejtave të njeriut nxjerr fuqinë e saj më të madhe nga parashikimet e paraqitura të çdo individi” prapëseprapë “Përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut bie mbi shtetet”.

Pavarësisht se Serbia gjendet në fazën e avancuar drejt integrimit në BE, ajo vazhdon që ndaj shqiptarëve të sillet edhe më tej me logjikën diskriminuese.

Dialogu i Brukselit mbetet mundësia e fundit që kjo gjendje të ndryshojë. Bashkësia ndërkombëtare mbetet ajo që duhet reflektuar në katë drejtim, ama, edhe autoritet e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të mbeten spektatorë të thjeshtë të këtij diskriminimi.