Home Aktuale Sh.K “Dituria” prezanton aplikimin e bursava për studime në Turqi

Sh.K “Dituria” prezanton aplikimin e bursava për studime në Turqi

773
0
SHARE

Në ambientet e Shoqatës Kulturore DITURIA në Preshevë dhe në Bujanoc, të enjten e 10 marsit u realizua prezantimi për aplikim në bursat që lëshon shteti i Turqisë për nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Këtë vit, kuota për studime me bursë do të jetë për 16.000 persona që do të aplikojnë nga e gjithë bota. Në bursë përfshihen harxhimet e fakultetit, konvikti, ushqimi, biletë kthyese nga vendi i ardhjes, si dhe pagesë mujore, varësisht nga niveli i studimit.

Si çdo vit, pra edhe këtë vit SHK DITURIA bëri prezantimin në bashkëpunim me SHK VIZION M nga Shkupi. Numri i të interesuarve për të përfituar bursën është mjaftë i lartë, prandaj është bërë prezantimi që aplikuesit të kenë më të qartë mënyrën e aplikimit në mënyrë që të mos bëjnë gabime  gjatë procedurës.

Vlen për tu theksuar se fokusi kryesor i fushave të studimeve në Turqi do të jenë Historia, Sociologjia, Artet e Bukura, Artet turko-islame, Studime turke, folklori turk etj.

Prandaj, i rekomandojmë të gjithë aplikuesit që të përzgjedhin ndonjë fushë të studimeve ku ata kanë mundësi maksimale për tu pranuar, dhe jo në drejtime të cilat ka shumë konkurrencë dhe që kuota është shumë e limituar thonë në SHK”Dituria”.

Shoqata Kulturore DITURIA i uron shumë suksese aplikuesve me dëshirën më të madhe që të gjithë të pranohen dhe të përfitojnë nga kjo mundësi dhe pas mbarimit të studimeve të kthehen në vendin e tyre që të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë.

happy wheels