Java që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti një delegacion të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës
Një delegacion nga Lugina e Preshevës, e përbërë nga kryetarja e kuvendit komunal të Preshevës , Ardita Sinani, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu qëndruan për një vizitë tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Temë e këtij takimi ishte gjendja aktuale se vështirë ekonomike, problemet në fushën e arsimit, bashkëpunimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.
“Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u zotua se do të shqyrtoj mundësinë e krijimit të një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkurronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës.
“Ide për tërheqjen e mjeteve për realizimin e këtyre projekteve u shqyrtua mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve financiare”, thuhet në njoftimin e PVD-së.
Gjithashtu temë e cila u diskutua në këtë takim të rëndësishëm ishte edhe problematika e nostrifikimit të diplomave me të cilën po përballen të diplomuarit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në universitetet e Kosovës.
Delegacioni i Luginës së Preshevës mori premtimin nga presidenti Hashim Thaçi se për marrëveshjet e nënshkruara në bisedimet Kosovë – Serbi, posaçërisht për temat që prekin direkt interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të insistohet në Bruksel që Serbia t’i zbatojë në tërësi
Bujanoci kërkon në nga Ministria e Arsimit licencimin e mësimdhënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasani gjatë takimit me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Serbisë, Dragan Sharçevic kanë inicuar zgjidhjen e problemit të licencimit të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.
Ky problem është duke u zvarritur me vite , dikur licencimi është organizuar në Preshevë e me herët edhe në Nish e tani kjo mund të bëhet vetëm në Beograd në Ministrin e Arsimit .
Kjo formë padyshim paraqet vështirësi , pengesa për mësimdhënësit shqiptare e sidomos në kompletimin e dokumenteve , pengesa në gjuhë dhe largësia që kërkon shpenzime shtesë”, kanë thënë përfaqësuesit nga Bujanoci në takim.
Ndërsa shërbimi i departamentit të shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë administratës komunale në Bujanoc është duke i kompletuar kërkesat për lincencë nga shkollat fillore dhe të mesme.
Ky shërbim ka njoftuar se në takimin e radhës me ministrin Dragan Sharçeviq krahas temave tjera, do të shqyrtohet edhe mundësia e organizimit të licencimit (dhënies së provimit profesional) në Bujanoc.
Ja lista e 415 gjimnazistëve që fituan bursat nga Trupi koordinues
Këtë vit, trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ndarë 415 bursa për nxënësit e shkollave të mesme.
Në Komunën e Preshevës janë dhënë 250 bursa, në Bujanoc 139 dhe në Medvegjë 26.
Kushtet e përgjithshme për të marrë një bursë nga ky trup ka qenë që nxënësit të kenë shtetësinë e Serbisë me vendbanim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që të kenë regjistruar për herë të parë vitin shkollor 2016/17, gjatë vijimit të shkollës të kenë pasur rezultat shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm dhe të mos kenë përsëritur vitin shkollor.
Në konkurs janë paraqitur 770 nxënës, prej tyre 445 nga Presheva, 274 nga Bujanoci dhe 51 nga Medvegja.
Migranti në Preshevë u përpoq të vrasë me shall gruan e tij të mitur
Pjestarët e stacionit policor në Preshevë kanë ngritur aktakuzë ndaj M.Ë, 40 vjeçar, nga Afganistani për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale tentim vrasje.
Migranti është kapur dhe arrestuar duke u mbajtë në polici, i cili me datë 2 nëntor rreth orës 4 në dhomën e fjetjes në qendrën e pranimit në Preshevë për shkak të divorcit të martesës ka kapë për fyti gruan e tij M.N e mitur, 16 vjeçare nga Afganistani duke tentuar ta ngulfat, njofton policia, raporton presheva.com.
Zëdhënësi i prokurorisë në Vranjë Leposava Jovçiq ka deklaruar se pas rezistencës, e mitura nga Afganistani ka arritur ti lirohet dhunës.
Afganistani pastaj ka marrë një shall duke iua lidhë asaj rreth qafës duke tentuar në këtë mënyrë t’ia marrë jetën.
Kjo vajzë e mitur përsëri ka arritur ti ik dhunuesit, i cili pas tentimit të vrasjes ka ikur nga incidenti, por shumë shpejtë edhe është arrestuar.
Ai është dërguar tek zëvendës prokurori në gjyqin e Vranjës.
Aktivistja nga Zvicra, Albina Jakupi ndihmon nxënësit e sh.f “Muharrem Kadriu” në Tërnoc
50 nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci me kushte jo të mira ekonomike nga dita e sotme kanë filluar të ushqehen pa pagesë në kuzhinën e kësaj shkolle.
Aktivistja nga Zvicra Albina Jakupi është ajo e cila i ka dalë në ndihmë 50 nxënësve me kushte të vështira ekonomike të shkollës fillore” Muharrrem Kadriu” duke ia bërë pagesën për të ushqyer në kuzhinë deri për vitin shkollorë 2016/2017.
Ideja për ti ndihmuar këtyre nxënësve ka ardhur pas vizitës së Albina Jakupit javën e kaluar në këtë shkollë pasi kishte parë gjendjen e rëndë të tyre.
Rastin në fjalë e kanë vlerësuar lartë kolektivi i kësaj shkolle por edhe prindërit.
Albina Jakupi me profesion , ekonomiste e diplomuar në Zvicër, është aktiviste e dalluar në Kantonin St. Gallen, ku është edhe në komisionin komunal për vendimarrje në qytetit Ëil të këtij Kantoni.
Vlenë të theksohet se Albina është njëra ndër themelueset e kursit për parashkollor „ Ma dhuro një tregim „ që për parashkollorët mbane kurs në të cilin zhvillohen tregime, poezi dhe lojëra të ndryshme në gjuhën shqipe projekt ky që finansohet drejtperdrejt nga Zyra për Integrim të këtij qyteti.
Ajo po ashtu është iniciatore dhe përkthyese në gjuhën shqipe e librit Zviceran “ Fëmijë Prind, Prind Fëmijë “
Albina Jakupi njëherit është aktive në forumin e prindërve zviceran, ku shqyrojnë projekte të ndryshme shkollore dhe qytetare në të mirë të të gjithë banorëve të këtij qyteti.
Kohën e fundit është aktivizuar në grupin e grave për aktivitete të ndryshme me karkater të integrimit në shoqërinë Zvicerane.
Në pyetjen nga Lugina Press, se çka e shtyri të marr këtë iniciativë për ti ndimuar nxnësit e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” ajo thekson duke parë gjendjn e rëndë ekonomike të nxënësve më ka shtyar të marrë një hapë të tillë.
” Pasi isha në vizitë në këtë shkollë javën e kaluar, isha vet deshmitare se disa fëmij me kushte jo të mira ekonomike nuk ishin të përfshirë në ushqimin e shkollës, kjo më pengoi shumë, dhe nuk mundesha të qëndroj e qetë, dhe posa u ktheva në Zvicër, menjëher kërkova ndihmë tek regjisori i kompanisë filmike “International Film Europe Sëiss ” Valton Jakupi që të më përkrahë në këtë drejtim, që për 1 vit të ia bëjmë pagesen këtyre fëmijëve dhe të ushqehen njëjt si moshatarët e vet, dhe menjëher më përkrahu dhe morrëm vendim që fëmijet të fillojnë menjëher të ushqehen në këtë shkolle” theksoi Albina.
Ajo po ashtu theksoi se gjithkund në botë fëmijët nuk duhe të dallohen në asnje mënyrë.
” Gjithkund në botë fëmiu është fëmij, dhe nuk bënë të dallohet në asnjë meënyrë qoftë nga nacionaliteti, ngjyra apo relegjioni, dhe duke parë që në vendin tim disa fëmijë nuk ushqehen për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, nuk kam mundur të qënderoj larg këtij realiteti që një fëmijë të ushqehet dhe shoku i tij ta shikon për mua ka qenë një tronditje e madhe, prandaj e kam mar këtë iniciativë të vogël, që së paku këta fëmijë të ushqehen si moshatarët e vet në shkolle dhe mos të ketë dallime. Dhe ky nuk do të jetë aktiviteti im i fundit, por do të vazhdoj edhe me aktivitete të tjera në dobi të fëmijëve të kësaj shkolle. Dhe ne fund e falemderoj profesorin Rijad Demirin, Pedagogun e shkollës Selami Jakupin dhe drejtorin e shkollës Bajram Saliun, që më ndihmuan për përpilimin e listës së nxënësve në nevoj, po ashtu gjithë kolektivin e shkollës i ka thënë mes tjerash Albina Jakupi portalit informativ Lugina Press.
Vlenë të theksohet se ky është njëri nga aktivitet e shumta humanitare të Regjisorit Valton Jakupi dhe aktivistes Albina Jakupit që kanë realizuar në Luginë të Preshevës ./Lugina Press/
Në Tërnovc shënohet dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”(video)
Me një program kulturoro artistik është shënuar sot dita e shkollës”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Fillimisht u vënë kurora lulesh pranë varrit dhe laipadrit të Muharrem Kadriut.
Më pas me programin kulturoro artistik të organizuar nga nxënësit e shkollës nën mbikqyrjen e arsimtarëve të gjuhës shqipe, arsimtarit të kulturës muzikore Hasan Amidi si dhe mësueses Xhevaire Shabani e bënë madhështorë shënimin e kësaj dite.
Programi për shënimin e ditës së shkollës nisi, me himnin kombëtare dhe atë të shkollës.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin nxënës, mësimdhënës , prindër , ish arsimtarë të kësaj shkolle, dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Komunës së Bujanocit dhe djali i i Muharrem Kadriut , Hedvig Kadriu me familje.
Me këtë rast para të pranishmëve drejtori i kësaj shkolle Bajram Salihu theksoi se shkolla jonë mbanë emrin Muharrem Kadriu, emër të cilën e mban me nderë dhe krenari.
Ndërkaq me mirënjohje është nderuar Mitat Ramadani arsimtar i kulturës muzikore për punën e tij të pa lodhur me rastin e përgaditjes së nxënësve për ditën e shkollës më vite të tëra.
Ndërkohë me mirënjohje u nderua edhe regjisori Valton Jakupi dhe bashkëshortja e tij Albina Jakupi të cilët u solidarizuan me nxënësit e kësaj e shkolle duke ua bërë pagesën për të ushqyer në kuzhinë për një vit.
Me këtë rast janë shëprblyer dhe punëtorët me nga 10 vjet përvoj pune me 20 dhe 35 vjet përvoj pune.
Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.














