Home Aktuale Ruzhdi (Muharrem) Sulejmani (1937-2020) -berber -Tërrnoc

Ruzhdi (Muharrem) Sulejmani (1937-2020) -berber -Tërrnoc

2236
0
SHARE
Ruzhdi (Muharrem) Sulejmani lindi më 2 mars të vitit 1937 në Tërrnoc.
Ishte djali i Muharremit dhe Haxheres, i mëhallës Tole. Shkollën Fillore e kreu në Tërrnoc. Me të kryer shkollën fillore nis zanatin për berber te aga Shefki. Pasi kryen zanatin, menjëherë hap një berberhane në Hogosht të Kamenicës. Atje banon në një shtëpi private së bashku me Ruzhdi maxharin, që ishte elekricist dhe aty ishte duke punuar në një trafo. Pas ca vitesh aga Ruzhdi berberi hap një berberhane në Kamenicë. Atje punon e jeton derisa shkon në ushtri. Pas shërbimit ushtarak kthehet dhe e hap berberhanen në Tërrnoc, në mëhallën e Toleve, të cilën e mban hapur derisa pensionohet.
Ruzhdi berberi i mëhallës Tole të Tërrnocit pas vetes la tre fëmijë, djalin Sebahin dhe vajzat Minavere e Sindeze.Që të tre të martuar .Jetojnë në Tërrnoc.
Nga Nehat Salihu