Home Aktuale Floktarja preshevare Teuta ndihmon dhe rregullon grate refugjate pa pages!

Floktarja preshevare Teuta ndihmon dhe rregullon grate refugjate pa pages!

829
0
SHARE

Floktarja preshevare Teuta Jusufi një herë në javë mbyll sallonin e saj në Preshevë dhe shkoj me ndihmëset e saj në qendrën e pranimit të refugjatëve ku pa pagesë rregullon flokët e grave refugjate, raporton presheva.com.

Iniciativa e saj që pa pagesë ti rregulloj flokët e këtyre grave edhe pse ajo është pronare e një salloni prestigjioz në Preshevë, është pranuar pa problem nga organizatat që punojnë në qendrën për migrantë dhe vendasit.

“Me vite të tëra ne shikojmë vuajtjet e këtyre njerëzve që kalojnë nëpër Preshevën tonë. Gjithmonë kemi tentuar ti ndihmojë unë me burrin tim, sidomos në fillimm kur kampi në Preshevë ende nuk ishte i rregulluar. Ky është vetëm një kontribut i imi i vogël dhe dëshira që ti lehtësojmë atyre ditët e vështira si refugjat” ka thënë Teuta, transmeton presheva.com.