Home Aktuale Ragmi Mustafa gropat në magjistrale janë shqetësim i madh edhe për komunën

Ragmi Mustafa gropat në magjistrale janë shqetësim i madh edhe për komunën

1104
0
SHARE

Rruga regjionale Çukarkë – Depcë e cila kalon nëpërmes qytetit nuk do koment , pasi është bërë makth për qytetarët tanë. 4 km është gjatësia por që drejtorati i rrugëve Putevi Serbia , as që merakoset të paktën për mbulimin e gropave.

Këtë shqetësim tek organet qeveritare e ka përcjellë edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa , duke kërkuar që kjo rrugë ti kalojë në pronë komunës dhe menjëherë do të nisë asfaltimi. Megjithatë përgjigja ka qenë negative, pasi qeveria po përfiton shuma të majme nga ndërmarrje dhe vendbanimet për gjatë kësaj rruge .

gropat 2

Magjistralja Preshevë – Gjilan nga korridori dhjetë e deri në dalje të Preshevës ka 4 km , por gati në çdo metër mund të hasësh nga një gropë të madhe e puse të thella që po i sjellin pasojë qytetarëve tanë.

gropat 22

Këtë shqetësim e ka shprehë edhe kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa , i cili për disa vite rresht ka kërkuar nga drejtorati i rrugëve regjionale’’Putevi serbie ‘’ që të intervenohet por këto kërkesa janë neglizhuar.Kryetari Preshevës gjithashtu thotë se ekziston dokumentacioni teknik ,m por në vazhdimësi është kërkuar nga drejtorati i rrugëve regjional që kjo arterie që kalon nëpër mes Preshevës , ti bartet komunën sonë .

Ragmi Mustafa

Me këtë rast kryetari Mustafa thekson se komuna do të jetë e gatshme ti dalë zot kësaj rrugë bile edhe do ta asfaltojë tërësisht , por sipas tij kjo nuk po lejohet.Por pse qeveria nuk po lejon këtë rrugë. Mustafa thotë se përgjatë kësaj rruge po dëshmohet centralizmi dhe përfitimi i qeverisë nga qytetarët tanë të cilët paguajnë shumë të majme si ndërrmarjet por dhe ata që ndërtojnë. Sipas të dhënave për gjatë rrugës regjionale Çukarkë – Depcë , qeveria vjel taksat për ndërmarrje në vendin tonë në muaj 300-500 euro.Magjistralja që kalon nëpërmes qyteti mbetet shtegu tmerrues për qytetarët tanë të cilët pësojnë nga amortizimet e automjeteve të tyre por dh e paguajnë shuma të mëdha në rast investimi. Komuna me mjete vetanake ka intervenuar disa herë në mbulimin e gropave , dhe rasti i fundit ishte gjatë vizitës së kryeministrit shqiptarë Edi Rama./Lugina Press/