Home SPORT Kosovë-Senegal, nga ora 17:00

Kosovë-Senegal, nga ora 17:00

793
0
SHARE

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të zhvillojë sot në Gjenevë të Zvicrës miqësoren e radhës me Senegalin, që është e treta në radhë pas përballjeve me Haitin dhe Turqinë.

Shuplaka që mori formacioni i Albert Bunjakit ndaj turqve pritet të reflektojë disa ndryshime në sfidën me përfaqësuesen afrikane, që pavarërisht dështimit për t’u kualifikuar në Brazil 2014, mbetet një nga skuadrat më të respektuara në kontinentin e zi.

Për miqësoren me Senegalin Bunjaki mund të përdorë si alterntivë në mbrojtje 20-vjeçarin e Partizanit, Amir Rrahmani, ndërsa Mërgim Mavraj nuk u lejua nga Këlni t’i bashkohej Kosovës, edhe pse trajneri i Shqipërisë Ganni de Biasi e kishte dhënë miratimin e tij. Përfaqësuesja e shtetit më të ri në Europë zbarkoi në Gjenevë ditën e Premte teksa ka zhvilluar dy seance stërvitore në tokën helvete para se të provojë forcat me Senegalin.