Home LAJME Tiranë, policia parandalon një konflikt me armë, shoqërohen 3 persona

Tiranë, policia parandalon një konflikt me armë, shoqërohen 3 persona

1268
0
SHARE

 

 

Policia e kryeqytetit dhe Forcat e Posaçme Shqiponja parandaluan një konflikti me armë. Rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në afërsi të “Punishtes së Pastave”, ka pasur një konflikt midis disa personave, ku një shtetas kishte armë zjarri me vete.Sipas policisë ndërhyrja në kohë ka bërë që të neutralizohet një nga personat e përfshirë në konflikt i cili ishte i armatosur.

Punonjësi i qarkullimit rrugor ka qenë planizuar me shërbim dhe  ka ndërhyrë menjëherë për shmangien e konfliktit duke kërkuar dhe ndihme nga forcat e Posaçme Shqiponja.

Policia ka ndërhyrë në moment ku ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka bërë shoqërimin e  shtetasve: Azumir Tuçi, 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zaztava”.