Home Aktuale QSA bëri nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me afaristët në diasporë

QSA bëri nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me afaristët në diasporë

828
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Wels të Austrisë në takimin e organizuar me përfaqësuesit e kompanive, të cilat udhëhiqen nga bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në Wels të Austrisë, të dielën në mënyrë solemne u nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit.

qsa1

Në këtë takim me bashkatdhetarë, fillimisht u bë prezantimi i QSA-së, ku u shpalosën qëllimi, misioni, vizioni, projektet / aktivitetet, Korpusi i QSA, mënyrë e funksionimit dhe transparenca e QSA-së, duke ua mundësuar çdo bashkatdhetari që të ketë qasje direkte në financat që ata i dedikojnë tek QSA Austri etj.

Pas këtij prezantimi, bashkatdhetarët u fascinuan me punën e QSA dhe njëherit u entuziazmuan për të dhnë kontribute shtesë, përveç anëtarësisë së rregullt. Ata shprehën dëshirën për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me QSA, për të cilën kryesia e QSA i bëri përgatitjet e nevojshme teknike.

Qëllimi i nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve është zyrtarizimi i bashkëpunimit mes QSA dhe afaristëve në fjalë. Në këto marrëveshje është precizuar forma e bashkëpunimit, kurse bashkatdhetarët tanë kanë pranuar të marrin përsipër financimin e shumave të caktuara për vitin 2015 e më tutje.

Këto marrëveshje konkretisht u nënshkruan me këta bashkatdhetarë:

– Dilaver Fejzullahu – përfaqësues i kompanisë Fejzullahu GmbH, ku përveç anëtarësisë mujore, kontributi i tij do të jetë pagesa e shumës mujore prej 50 eurosh në konton e QSA, shumë të cilën e pagoi për vitin 2015 (600 euro)
– Nehat Mehmeti – dhuroi shumë të përnjëhershme të mjeteve financiare prej 300 eurosh

Bashkatdhetarët:
– Nusret Rahimi – kërkoi që t’a njoftojmë për të kontribuar me shumë të caktuar financiare në projektin “Strehimi”, që do të inciohet nga QSA
– Sami Zeqiri – përveç anëtarësisë së rregullt, premtoi pjesëamarrje në projektet e QSA-së
– Nuhi Nuhiu (i ati i futbollistit të njohur preshevar Atdhe Nuhiu) – njëzërit u zgjodh si koordinator për çështje të sportit pranë QSA-së në Austri.

Njëherit duhet të përmendim edhe bashkatdhetarin Qahil Sulejmani, i cili do të angazhoht në projekte të caktuara në QSA.

QSA Austri shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë për kontributin e çdo bashkatdhetari, të cilët me vullnet dhe dashuri për vendlindjet e tyre, po ndajnë hise nga buxheti i tyre familjar dhe nuk kursejnë mundin e tyre, për t’i qenë në shërbim të familjeve në nevojë.

Takime të tilla do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen, me qëllim që të sigurohen sa më shumë mjete, për të qënë më afër nevojave të popullatës sonë në nevojë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Austri
Xheladin Bajrami, kryetar