Home Aktuale Halimi: Kur do të zgjidhet problemi i kuadrove për maternitetin e Preshevës?

Halimi: Kur do të zgjidhet problemi i kuadrove për maternitetin e Preshevës?

786
0
SHARE

Deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, në seancën e rregullt në parlamentin e Serbisë ja shtruar pyetje për ministrin e shëndetësisë në qeverinë Serbe.

“Të nderuar deputetë, unë pyetjen time do tia shtroj ministrit të shëndetësisë, dhe ka të bëj me maternitetin jashtëspitalor e cila në Preshevë është mbyllur në vitin 1988, gjegjësisht para 25 viteve. Shumë kohë po diskutohet si të hapet dhe si të hapet përsëri ky maternitet jashtëspitalor.

Para tre viteve ka filluar të punohet në bazë të një projekti të dyshimtë, që është dashur praksa e përgjithshme në objektin e vjetër, të humb zyrat e saj të punës, ordinancat dhe ky objekt të rekonstruohet në maternitet. Me ndihmën e qeverisë dhe donacionin e Bashkimit evropian në fillim të këtij viti ka përfunduar rekonstruimi. Ka arritur e tërë aparatura dhe në bazë të marrëveshjes që kemi pasur me ministrin, me ministreshën Dejanoviq në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, në fillim të muajit prill të filloj me punë materniteti. Tani, kur kanë kaluar 3 muaj nuk ka asgjë nga ai termin i caktuar, nga ai premtim. Edhe më tej ky objekt i rekonstruar qëndron i zbrazët. Nuk funksionin asgjë.

Para një jave kemi pasë edhe reagim të mjekëve nga qendra spitalore e Vranjës që reagon ashpër ndaj Trupit Koordinues, se në këtë maternitet në bazë të asaj që është pregaditur dhe informacioneve, ka kushtuar 1.5 milionë euro, nuk ka kushte për punë. Ata thonë se nuk ka ekspert adekuat, neonatolog, transfuziolog, anesteziolog, kirurg dhe ekspertë tjerë përcjellës që do të mundësojnë funksionim normal të maternitetit.

Pyetja ime është normale – Çka ka bërë ministria, përveç pjesës së investimeve dhe rekonstruimit të objektit për kuadrot për të punuar normal dhe funksionuar materniteti dhe cili është plani? Unë si deputet këtë nuk e kam mësuar.

Ndërkohë, praksa e përgjithshme është detyruar të kaloj në objekt të ri me shpejtësi, në një objekt jo adekuat, pa normativa. Përsëri shtrohet pyetja – a ka dhënë miratim minsitria e shëndetësisë për ndërtimin e objektit të ri për praksën e përgjithshme në shtëpinë e shëndetit në Preshevë? Pyetja mbetet – kur më në fund do të filloj të punoj materniteti, kur do të zgjidhet problemi i kuadrove, me sa duket, nuk ka qenë në rend të ditës?” ka thënë Halimi.

LEAVE A REPLY