Home Aktuale Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës të Kosovës

Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës të Kosovës

753
0
SHARE

Në kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të kryetarit të komunës, Shaip Kamberi, dhe Koordinatorit Nacional për kulturë, rini dhe sport, pranë Qeverisë së Kosovës, Rexhep Hoti.

Kryetari Shaip Kamberi  ka deklaruar  se, nëpërmjet këtij programi, do të inkuadrojmë nxënësit e shkollave tona në garat e ndryshme, ku do të mund të tregojnë aftësitë e veta në disiplina të ndryshme.

 

“Programi në fjalë nënkupton bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit dhe u dedikohet eksluzivishtë nxënësve.

Dija, kreativiteti kulturor dhe mendimi kritik dhe sporti janë 3 shtyllat kryesore të këtij programi” ka thënë Kamberi.

E  Rexhep Hoti, koordinator pranë Qeverisë së Kosovës deklaroi se  ky projekt do të përfshijë të gjitha komunitetet, jo vetëm ate shqiptar, por edhe serb e të tjerë. Është një projekt që në qendër e ka nxënësin.

Memorandumi i nënshkruar, nënkupton bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit dhe u dedikohet eksluzivishtë nxënësve, të Komunës së Bujanocit dhe atyre nga Kosova.