Zëvendës kryeministri i Turqisë, Bulent Arinç, ka deklaruar për media se Qeveria turke ka hequr ndalimin e bartjes së shamive tradicionale myslimane në shkolla. Sipas tij, ndryshimet kanë të bëjnë me kodin e veshjes, ku femrat nuk do të jenë të detyruara që mos ta mbulojnë kokën, nëse ato dëshirojnë.
Këtë e ka përshëndetur edhe kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, duke e quajtur si një përpjekje për demokratizim.
Por këtë vendim, laikët e kanë hedhur poshtë, duke akuzuar se qeveria dëshiron të islamizojë këtë vend laik.






