Home Aktuale Horizonti edhe këtë vit me sukses realizon projekin e therjes së...

Horizonti edhe këtë vit me sukses realizon projekin e therjes së Kurbanëve

776
0
SHARE

Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) dhe Qendrën Islame Shqiptare “Lëvizja ” Schwäbisch Gmünd ka realizuar me sukeses projekin e therjes së Kurbanëve.

kurbanet
Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) dhe Qendra Islame Shqiptare “Lëvizja ” Schwäbisch Gmünd nuk harruan familjet e varfura duke i grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanave për Luginën e Preshevës.

Për të nëntën herë rradhazi, Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë therjen e kurbanëve për familjet skamnore të Luginës së Preshevës.
Ky aktivitet i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti” tashmë është bërë tradicional dhe skamnorët e Luginës së Preshevës janë të vetëdijshëm se dikush do të mendoj për ta.
Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” edhe këtë vit me radhë ka bërë grumbullimin dhe therjen e Kurbanëve për komunën e Bujanocit dhe të Preshevës.
Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) edhe këtë vit ia ka besuar Horizontit therjen e Kurbanëve duke i dhuruar një numër të konsiderueshëm të Kurbanëve për Luginë të Preshevës.
Ndërkohë vlenë të theksohet se këtë vit Organizës Kulturore Humanitare “Horizonti”i kanë ardhur kurbanë dhe nga Qendra Islame Shqiptare ” Lëvizja ” Schwäbisch Gmünd.
Me këtë rast Rijad Demiri kryetar i Shoqatës Kulturore Humanitare “Horizonti” falënderon qendrat në fjalë që i kanë besuar Horizontit.
“Falëmnderojmë Besim Limanin, kryetarin e Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) e po ashtu Abdulrrahim Lecin kryetar i Qendrës Islame Shqiptare ” Lëvizja ” Schwäbisch Gmünd që na kanë besuar dhe na kanë dhuruar Kurbanë për rajonin tonë theksoi krytari i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti”.

Ndërkohë edhe banorët e fshatrave të komunës së Bujanocit dhe ata të Preshevës kanë falënderuar Qendrën Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) dhe Qendrën Islame Shqiptare ” Lëvizja ” Schwäbisch Gmünd që nuk harruan familjet e varfura duke i grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanave për Luginën e Preshevës. /Lugina Press/