Home LAJME Promoja Kosovë-Turqi nën këngët e tifozëve grekë, mungon edhe Skënderbeu (VIDEO)

Promoja Kosovë-Turqi nën këngët e tifozëve grekë, mungon edhe Skënderbeu (VIDEO)

428
0
SHARE

Promoja për sfidën miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë është realizuar nën sfodin e një këndimi tifozësh grek. Në këtë promo gjithashtu mungon heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Nuk u përzgjodhën tifozët kosovarë, apo të paktën ata turq. Sfondi i promos për sfidën miqësores mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë përmban një melodi në sfond që nuk është e tifozëve kosovarë e as turq.

Janë tifozët grek të Panathinaikosit ata që u përzgjohën për ta ‘nderuar’ promon për këtë sfidë miqësore.

Kënga e tyre e famshme ‘Horto Magiko’ dëgjohet në sfondin e promos pas sekondit 0:48.

Gjithashtu, përderisa paraqitet Shkupi në sheshin me statujën e Aleksandrit, në këtë promo nuk shihet statuja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ndonëse është e vendosur në disa qytete të trojeve shqiptare. /luginapress//