Home Aktuale Vuçiq falënderon Izraelin për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë

Vuçiq falënderon Izraelin për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë

635
0
SHARE

Kryeministri serb dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua sot në Jerusalem me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Avigdor Lieberman, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Vuçiq dhe Liberman, sipas mediave serbe, kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, shtojnë mediat serbe, kryeministri serb ka falënderuar për mbështetjen e Izraelit në siç thuhet “ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Serbisë”.

Kryeministri Vuçiq, pasdite do të takohet edhe me ish presidentin e Izraelit, Shimon Peres, në Tel Aviv, duke i dhënë fund vizitës dy-ditore në Izrael.