Home Aktuale Shkolla “Jabllanica e epërme” me një solemnitet priti nxënësit e klasës së...

Shkolla “Jabllanica e epërme” me një solemnitet priti nxënësit e klasës së parë

981
0
SHARE

Medvegjë 1 shtator – Me një ceremoni solemne në shkollën fillore “Jabllanica e epërme” në Medvegjë, sot është bërë pranimi i nxënësve në klasë të parë. Në solemnitetin e organizuar në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, nxënësve të klasës së parë u janë ndarë çanta dhe pajisje të tjera shkollore falas, donacion ky i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc, Medvegjë.

Drejtoresha e shkollës, Sllavica Gjoniq u ka uruar mirëseardhje dhe mësim të mbarë nxënësve serbë dhe shqiptarë të cilët janë regjistruar në këtë shkollë në klasë të parë, ndërsa kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq ka uruar që nxënësit të jenë sa më të suksesshëm sepse suksesi i tyre do të jetë edhe sukses i komunës. (mepress.info)

IMG_20140901_125059 IMG_20140901_125110 IMG_20140901_130300