Home Aktuale Preshevë: Pas një muaji fillon punën materniteti

Preshevë: Pas një muaji fillon punën materniteti

814
0
SHARE

Pas më shumë se 20 vite dhe gati një vit të inaugurimit të objektit , materniteti në Preshevë do të hapet pas një muaji. Këtë e kanë konfirmuar në takimin e sotëm kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i TK-së Zoran Stankoviç.

Stankovic materniteti lg

Pas më shumë se 20 vite dhe pas shumë prolongimeve nga qeveria , materniteti pas një muaji edhe zyrtarisht do të fillojë me punë. Kjo është konfirmuar në takimin e sotëm të kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa dhe drejtorit të shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti me kryetarin e Trupit koordinues Zoran Stankoviç. Sipas kryetarit Mustafa, materniteti tashmë do të jetë edhe me kuadrot adekuate ,pasi ministria e shëndetësisë, ka dhënë dritën jeshile për dy specialist të gjinekologjisë dhe 10 motra të drejtimit të akusherisë .
Edhe kryetari i TK-së, ka konfirmuar këtë lajm duke thënë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që gratë të lindin në vendin e tyre ashtu si para 20 viteve.

Stankovic 1
‘’Presim që të kemi ndihmë edhe nga ministria e shëndetësisë , qendra spitalore në Vranjë dhe organet tjera , që materniteti të nisë me punë, duke kthyer kështu besimin tonë, se gratë e kësaj pjese , do të lindin në vendin e tyre ashtu si para 20 viteve. Definitivisht janë arritur të gjitha kushtet, e dimë se me vonesë një vit , por më mirë tash se kurrë’’ ka thënë Stankoviç.
Objekti i maternitetit në Preshevë, zyrtarisht ishte hapur në prillin e vitit 2014, por që për shkak të mungesës së kuadrove nuk ishte funksionalizuar. Pas presioneve politike duke përfshirë edhe ndërkombëtarët, ministria e shëndetësisë tashmë ka lejuar punësimin e kuadrove të rinjë , duke konfirmuar edhe fillimin me punë të maternitetit në muajin prill të këtij viti./Lugina Press/