Home Aktuale Banorët e fshatit Strezoc dhe Bukuroc kërkojnë zgjidhjen e problemeve...

Banorët e fshatit Strezoc dhe Bukuroc kërkojnë zgjidhjen e problemeve nga kryetari i TK-së

932
0
SHARE

Kryetari i TK-së Zoran Stankoviç gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Strezoc dhe Bukuroc me çrast është është takuar me banorët e këtyre dy vendbanimeve ,të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Për herë të parë një zyrtarë i qeverisë sidomos i TK-së ka vizituar fshatrat në komunën e Preshevës për tu përballuar me realitetin. Kryetari i TK-së Zoran Stankoviç, fillimisht ka ndaluar në fshatin Strezoc, ku është takuar me banorët serb të këtij fshati.

Takimi me banoret serb Strezoc 22

Hallet e tyre ishin të numërta që banorët adresonin , ndërsa shpjegime ka dhënë edhe kryetari Ragmi Mustafa. Ai gjatë këtij takimi u ka premtuar banorëve së vitin e ardhshëm do të bëhet asfaltimi i rrugës në këtë fshat. Megjithatë kryetari u ka kërkuar banorëve serb që të kenë ujdi mes vete për zgjerimin e rrugës, duke i ftuar ata që të jenë pjesë e projekteve participuese. Mustafa u ka thënë banorëve se komuna me mjetet e veta ka rregulluar në këtë fshat rrjetin energjetik dhe stadiumin e fshatit. Por ai u ka bërë me dije se në kohën e ministrit Markoviç ishin kryer investime në vendbanimet serbe direkt nga ministria e pushtetit lokal, por tani kjo praktikë nuk po zbatohet nga qeveria aktuale. Mustafa gjithashtu u ka bërë me die banorëve të komunitetit serb se komuna edhe në vendbanimet shqiptare realizon projekte me kofinancim .Ndërsa banorët serbë kanë kërkuar nga kryetari TK-së Stankoviç investime në fshatin e tyre . Ata gjithashtu u ankuan edhe për punësime , pasi sipas tyre serbët por edhe shqiptarët në institucionet shtetërore si në doganë, polici, gjykatë e të tjera nuk po përfillen, ndërsa në këto vende po punësohen nga Vranja e qytete tjera. Njëri nga banorët kërkoi që kjo praktikë të ndërpritet pasi fëmijët e tyre po mbeten pa perspektivë . Këtë fakt e ka pranuar edhe vet Stankoviç i cili ka thënë se do të bëjë çmos që prioritet në punësime tu jepet banorëve nga komuna e Preshevës.

Takimi me banoret serb Strezoc 1 1

Pas këtij takimi është vizituar fshati Bukuroc me çrast edhe banorët e këtij vendbanimi kanë prezantuar problemet e tyre, sidomos ai i lumit “Moravica” që gjatë të reshurave po vërshon tokat dhe shtëpitë e Bukurocës.
Kryetari i trupit koordinues kanë thënë se do të sjellë çdo ministër në këtë pjesë për të arritur deri tek zgjidhja e problemeve e sidomos në lumin “Moravica”, që është kompetencë e organeve qeveritare. Edhe kryetari Mustafa ka theksuar se do të shqyrtohen të gjitha kërkesat që bashkërisht të realizohen projekt prioritare.Kryetari i TK-së dhe i Preshevës kanë vizituar edhe klubin futbollistik “Bukuroca” , ku Stankoviç ka ndarë disa pajisje sportive. Në këtë takim edhe kryetari Mustafa u ka dhënë dritën jeshile se do të ndajë mjete materiale për këtë klub i cili është i vetmi që garon në ligë regjionale të rrethit të Pçinjës./Lugina Press/