Home SPORT Po zgjohet luani…

Po zgjohet luani…

889
0
SHARE

Barcelona ka arritur të kthehet nga disavantazhi për të mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-1 dhe për të vazhduar luftën për titull të kampionit.
Në pjesën e parë sigurisht se dominoi Barcelona në posedim, duke pasur dy-tri mundësi të pastra, por edhe Bilbao s’u tregua inferiore.

Në pjesën e dytë erdhën golat. Ishte Aritz Aduriz ai që në minutën e 50-të realizoi për 1-0 pas një topi në zonë nga Iker Muniain.

Ky gol shokues ndezi motorët e Barcelonës, që filloi të realizojë disa aksione të rrezikshme.

Lionel Messi arriti të dalë dy herë para portierit, por pa sukses për të realizuar gol.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 72-të kur Pedro u gjet mirë në zonë për të realizuar për 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë u akordua një gjuajtje e lirë nga 20 metra, ku Lionel Messi sigurisht se mori përgjegjësinë, i nervozuar nga huqjet e tij të kaluara.

E shikoi topin, ktheu sytë kah portieri, shikoi pozicionimin e murit. Ktheu një herë kokën kah Dani Alves, e mori sinjalin se ai duhet ta gjuajë. Filloi vrapin dhe heshtja kaploi tifozët, muri filloi të lëvizë, i frikësuar nga hapat e të madhit. Kur preku topin i gjithë stadiumi heshti… gjatë rrugëtimit tifozët e sigurtë se është gol, u ngritën gjysmë në këmbë. Topi përfundoi në portë, të gjithë tifozët e gëzuar, e më shumë Messi, luani i cili ka kohë që lëpinte gjuhën e tij.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Barcelona e fitoi këtë takim, relativisht të vështirë.

Me këtë fitore Barcelona ka 81 pikë, katër më pak se Atletico Madridi që është në vendin e parë.

Edhe katër ndeshje kanë mbetur deri në përfundim të sezonit.