Universiteti “Fehmi Agani” ndanë mirënjohje për vlerësim të përformancës së stafit akademik.
Yllka Imeri shpallet ligjëruesja me përformancë më të mirë nga Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë.
Më datë 10.03.2022 Tërnocasja Yllka Imeri përsëri rrëmbenë trofeun e cila në 2020-në u zgjodh si Ligjëruesja më e mirë në Fakultetin e Filologjisë, nga vlerësimi i studentëve.
Në 2022 Imeri përsëri zgjedhet si më e vlerësuara nga stafi i filologjisë dhe studentët.
Imeri u shpërblye me mirënjohje nga rektori i universitetit Prof.asoc. dr. Artan Nimani.
Imeri përpos që është staf akademik i rregullt në UFAGJ, ishte e angazhuar edhe në Universitetin ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë,
dhe tani më edhe në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren.









