Home RISI & KURIOZITETE Pesë vjeçari i obsesionuar pas bërllokut (Foto)

Pesë vjeçari i obsesionuar pas bërllokut (Foto)

870
0
SHARE

Vogëlushi, William Bateman, është shumë i dhëna pas koleksioneve të kamionëve për hedhje të mbeturinave, dhe e ka blerë një të tillë me kredit kartën e së ëmës.
Pesë vjeçari, duke përdorur kompjuterin, ka shpenzuar 3.500 funte në blerjen e një kamioni të madh në eBay.

Nëna e tij, u tmerrua kur kuptoi se kishte blerë një kamion të tillë dhe me shumë mund arriti të anulonte marrëveshjen.

Pavarësisht kësaj, William, ende vazhdon të ëndërroj të bëhet menaxher i riciklimit të mbeturinave, kur të rritet.

Ai ka një koleksion të gjerë të lodrave të kamionëve të tillë në shtëpi.

Nëna e tij, 45 vjeçare, thotë se djali i saj është i obsesionuar me reciklimin e mbeturinave.

“Ai është i obsesionuar me mbeturinat dhe kamionët për bartjen e tyre. Ai i pyet njerëzit nëse i reciklojnë mbeturinat e tyre. Ai bleu kamionin kur llogaria ime në eBay ishte e hapur”, tha ajo.

William, aktualisht tetë vjet, vuan nga një lloj i butë i autizmit.

Ai lexon vetëm rreth hedhjes së mbeturinave dhe ishte dëshpëruar kur nuk kishte mund të gjente një libër të tillë për fëmijë. E në fund e kishte shkruar vetë një të tillë me titullin, “Burt dhe Bineman”.

“Më pëlqen Burt. Ai i mëson nënat dhe dadot se si të rregullojnë mbeturinat në mënyrën e duhur”, thotë ai.2

3

LEAVE A REPLY