Home Aktuale Forcat e Armatosura në interes të sigurisë së vendit

Forcat e Armatosura në interes të sigurisë së vendit

831
0
SHARE

Vendimi për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, i miratuar në Qeverinë e Kosovës, nga analistët është vlerësuar si vendim i drejtë dhe në interes të sigurisë së përgjithshme në vend. Njohësit e rrethanave të sigurisë thonë se ndërtimi i kapaciteteve të Forcave të Armatosura është sfidues dhe do të marrë mjaft kohë.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku u miratua unanimisht Analiza e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, e cila parasheh shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosura të Kosovës, nga këndi analitik është parë si vendim pozitiv për vendin.

Njohësit e rrethanave të sigurisë thonë se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është mjaft sfidues dhe do të marrë mjaft kohë.

Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv ne QKSS, thotë se “Vendimi si tillë është i mirë dhe për herë të parë është përputhur me rrethanat vendore. Ka disa vërejtje me strukturën e kësaj force, për arsye se nuk është paraparë formimi i komandës ajrore nga ana e ministrit. FAK nuk mund të bëhet operacinal deri në vitin 20019, deri kur duhet të ngrit gatishmërinë ushtarake”, transmeton RTK.

Ndërsa, njohësi tjetër i rrethanave të sigurisë, Nuredin Ibishi, e vlerëson vendimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës dhe thotë se gjatë procesit të ndërtimit duhet të rritet buxheti, në mënyrë që kjo forcë të ndërtohet me kapacitete të kërkuara, siç janë ndërtuar ushtritë e shteteve të ndryshme të botës.

“Ky proces merr kohë edhe ministri ka deklaru procesin e formimit 15 vjeccar. Sa i përket ngritjes se kapaciteteve është e diskutueshme sepse aty do të ndikojë buxheti”, tha ai.

Në anën tjetër, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në `Facebook`, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar se vendimi që ka marrë për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme të gjithë jetës së tij politike.

UÇK-ja u transformua në TMK në vitin 1999, me hyrjen e forcave të NATO-s dhe fillimit të ndërtimit të administratës së UNMIK-ut në Kosovë, edhe pse rezoluta 1244 e OKB-së parashikonte shpërbërjen e UÇK-së. TMK-ja nisi të themelohej në shtatorin e vitit 1999 me Rregulloren 1999/8 e kryeadministratorit Bernard Kouchner. TMK-ja e pati edhe një transformim. Gati një vit pas shpalljes së pavarësisë, më 20 janar 2009, u shndërrua në FSK. FSK-ja është forcë profesionale, shumetnike dhe e armatosur lehtë. Ajo ka 2 400 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervist.

LEAVE A REPLY