Bashkëluftëtarë, familjarë dhe shokë, sot me rastin e përvjetorit të rënies përkujtuan jetën dhe veprën heroike të Komandant Fatmir Ibishit, i cili përkrah luftëtarëve të UÇPMB-së dha më të shtrenjtë, jetën e tij për lirin e këtyre trojeve.
Fillimisht homazhet nisën në vendin e rënies, në hyrje të fshatit Konçul të Bujanocit, aty ku Fatmiri për herë të fundit la amanetin e tij shokëve të idealit, që liria e trojëve shqiptare është mbi të gjitha dhe ska çmim. “Fatmiri na la një amanet, na mësoi se Liria e trojëve shqiptare dhe mbrojtja e popullit shqiptarë nuk ka çmim” u tha në vendin e rënies nga shokët e dëshmorit Komandant Fatmiri Ibishit.
Pas nomazheve në Konçul hamozhat dhe vendosja e kurorave vazhdoi edhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe te Lapidari i heroit në fshatin Uglarë të Gjilanit./Lugina Press/






