Nga Muhamed Xhemaili
Mendimi i lirë apo liria shprehjes në sistemin “demokratik”është e mbrojtur me ligj.Secili prej nesh ka të drejtë të flasë çfar të dëshirojë.Aspak nuk është problem të flasësh atë që ta thotë mendja.
Ky standard a vlenë për të gjithë njerëzit apo vetëm për disa?
Vërtet nuk po mundemi ta kuptojmë këtë realitet të hidhur!
Por siç po duket nga rrethanat që i kemi nxjerrim një përfundim se për termin “liri e shprehjes” po përdoren standarde të dyfishta.
Dikush guxon të flasë çfar të dëshirojë,ndërsa dikush tjetër me çdo kusht duhet të heshtë.
Ai dikushi në emër të poezisë e të poetëve ka të “drejtë” ti lëndojë ndjenjat e dy miljardë muslimanëve,ndërsa tjetri që bënë spjegimin e fjalës së pastër të Zoti të botrave nuk ka të drejtë të flasë sepse po nxit urrejtje fetare.
Çfar paradoksi!!!
Të “famshmit”Kastriot Myftaraj,Berat Buzhala,Arbana Xharra e sojet e tyre ofenduan e fyen rëndë ndjenjat e muslimanëve shqiptarë në emër të “demokracisë”e në emër të shprehjes së lirë.Por nuk përfundoi me këtë.Tani na doli edhe një “hero”i cili mori guximin që ta vazhdojë rrugen e të apostrofuarve me një metodë të re nëpërmjet poezisë dhe shkrimeve të çoroditura të lëndojë ndjenjat e muslimanëve jo vetëm shqiptarë por edhe të atyre në përgjithësi.
Ky është i riu Azem Deliu që po ndjek rrugën e djajve të tij dhe të revistës charlie hedbo.
Ky djalosh arriti të fyej njeriun më të mirë e më të ndershëm të njerëzimit profetin Muhammed.Të flasësh apo të shkruash për të(profetin)sigurisht që duhet të kesh njohuri.Mirpo të shpifësh për të,kjo është e papranueshme.
Siç duket nga dëshira e madhe për të qenë në qendër të vëmendjes Azemi nuk zgjodhi rrugë e as metodë.
Nga dëshira e madhe për tu bërë hit në rrjetet sociale nuk kurseu as profetin Muhammed.
Nuk mund ta kuptoj se kjo është trimëri apo mosdije.
Sido që të jetë kjo tanimë veç ka ndodhur.Azemi arriti të bëhet pjesë e debateve.Fitoi “namin”.Atë që na la mbrapa neve se duhet tani të merremi me të.Duke qëndruar ulur Azemi shiqon me kujdes se çfar po shkruhet e thuhet për të.Në mesin e shoqëris qëndron “krenar” për veprimet e tij.
Të jeni të sigurt se nuk desha të merrem me Azemin.Ajo që më shtyri të shkruaj është se npërermjet këtyre rreshta ti tregojmë botës mbarë në përgjithësi e të pandershmēve në veçanti se atë të cilin e ngrit All-llahu ska kush ia humb famën,ndërsa atë që e përul ska kush që i jep famë.
Me gjenjeshtra e me ofendime nuk arrihet fama përveç atëherë kur korbi fillon të këndojë si bilbili.
Të duam pa masë o i dashuri jonë Muhammed s.a.v.s.(paqja e mëshira e Zotit qofshin mbi ty).






