Home LAJME Përkujtim: Në 7 vjetorin e vdekjes së veteranit të arsimit dhe humanistit...

Përkujtim: Në 7 vjetorin e vdekjes së veteranit të arsimit dhe humanistit Aqif Ajdini

958
0
SHARE

  Sot më 5 prill mbushen 7 vjet kur në Kumanovë ndërroi jetë intelektuali, humanisti, atëdhetari, vetereani i arsimit shqip i rrethit të Komanovës Aqif Ajdini.

 Aqif Ajdini u lind më 30 prill të vitit 1951 në fshatin Runicë të Kumanovës. Katër vitet e para të  shkollës fillore i kreu në fshatin Runicë, ndërkohë  klasët  tjera i vazhdoi në fshatin Sllupçan.  Më pas  ka vazhduar  shkollën e mesme teologjike, medresen e mesme   “Alauddin” në Prishtinë, ndërsa shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Gjakovë.

    I ndjeri  punoi si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë.  Mirëpo etja e tij për gjuhën dhe letërsinë shqipe nuk pushoi së ndaluri. Ai pas një dekade pune e regjistroi edhe Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe,të cilën e kreu me sukses të lartë në Prishtinë.

    Për 34 vite punë  rradhazi  në shkollën fillore “Bajram Shabani”  në Koumanovë edukoi dhe përcolli shumë gjenerata nxënësish, të cilët shumë i deshti,punoi dhe veproi pa ndërprerë  dhe çdo herë ishte i rregullt në procesin edukativo arsimorë.

   Ai çdo herë ishte i ngrohtë,i butë,i sjellshëm si më koleg me shokë dhe miq. Në cdo vend ku ishte reflektonte me njerëzi dhe humanitet.  

     Humaniteti i tij u tregua edhe gjatë udhëheqjes së Organizatës Humanitare “El – Hilal”, dega në Kumanovë,gjatë së cilës ishte edhe kryetar.

Ndërkohë i  ndjeri me humanitetin e tij nuk pushoi as gjëtë  luftyës sëUÇK-së në Kosovë, kur popullata shqiptare dëbohej nga vatrat e tyre nga forcat serbe i ndjeri në çdo moment ishte afër pupullatës së dëbuar e cila gjente strehim në familjet shqiptare në Maqedoni.

  Me humanitetit e tij e tregoi edhe me pupullatën shqiptare gjatë luftës në Maqedoni ai ishte aty ku e kërkonte nevoja.   

  Me trimërinë dhe guximin e tij Aqfin Ajdini thente shum kalonte shumë pengesa të ushtrisë dhe policisë maqedonase për ti ofruar çfarë kishte nevojë ushtria e atëhershme shqiptare në Maqedoni(UÇK).

 Ai ishte edhe lektor i disa librave në gjuhën shqipe.Ndërkohë   pas një sëmundje të rëndë Aqif Ajdini ndërroi jetë më 5 prill të vitit 2007./Lugina Press/