Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Jonuz Musliu, kryetar i KNSH-së, LPD-së dhe kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, përmesnjë letre të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Me dhembje mora lajmin për vdekjen veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu dha një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Jonuz Musliu po ashtu dha kontribut në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu. HTH






