Home LAJME Gruaja e Hitlerit ishte çifute?

Gruaja e Hitlerit ishte çifute?

955
0
SHARE

Gruaja e Adolf Hitlerit, Eva Braun, dyshohet se kishte origjinë çifute, sipas analizës së ADN-së të bërë gjatë xhirimit të një dokumentari që do të jepet në televizionin britanik Channel 4.

Kjo tezë bazohet në analizën e qimeve të marra nga furçat e flokëve nga rezidenca e Hitlerit në Berghof, ku Eva ka kaluar shumë kohë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët gjatë analizave kanë gjetur sekuenca të ADN-së që ndërlidhen me ashkenazët që përbëjnë 80 për qind të popullatës çifute në botë. Autorët e dokumentarit pohojnë se mostra është nga flokët e Evas, por shtojnë se gjëja më e mirë që kjo të vërtetohet është krahasimi i ADN-së së saj me ADN-në e të afërmve të gruas së Hitlerit. Mirëpo, në këtë rast, asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’i nënshtrohet testi, transmeton Telegrafi.

Eva Braun ishte dashnore shumëvjeçare e Hitlerit. Ata janë martuar më 29 prill 1945, në ditën e vetëvrasjes së tyre të përbashkët në bunkerin e Berlinit, teksa në qytet futeshin trupat sovjetike.

Në shekullin XIX, një pjesë e madhe e ashkenazëve kanë kaluar në krishterim.