Faqja në Facebook me emrin “Najveće drolje osnovnih i srednjih škola (Kurvat më të mëdha të shkollave fillore dhe të mesme)”, i hapur në Serbi, brenda 48 orëve ka mbledhur mbi 40 mijë like!.
Faqja e cila ka publikuar fotografi provokative të vajzave mitura kryesisht nga Serbia, bashkë edhe me emrat e tyre, ka shqetësuar prindrit për sigurinë e fëmijëve të tyre, raportojnë mediat serbe.
Administratori anonim i faqes, në përshkrim, ka ftuar përdoruesit e rrjeteve sociale që të sjellin fotografi të tilla të reja, për t’i kontribuar rritjes së faqes.
Profili është plot me komente vulgare e të turpshme, dhe sipas disa prej prindërve të fëmijëve fotografitë e të cilëve janë publikuar në faqe, siguria e fëmijëve të tyre është e kërcënuar.
“’Eja këtu, të ma thithësh k****’, ‘Këtë gjysma e qytetit e ka q****’, ‘Çfarë k****’”, dhe të tjera si këto janë vetëm disa nga komentet në faqe.






