Edhe java që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.
Bujanoc: Bizneseve lokale i dorëzohen kontratat për subvensionim nga Trupi Koordinues
Trupi koordinues ka siguruar çanta dhe artikuj shkollor për nxënësit nga Medvegja
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka vizituar Shkollën Fillore “Jabllanica e Epërme” dhe për nxënësit e klasave të para ka ndarë çantat dhe artikujt shkollor të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues. Në përputhje me aktivitetet e rregullta, Trupi Koordinues për fatosat nga territori i komunës së Medvegjës ka siguruar gjithsej 86 komplete të artikujve dhe çantave shkollore.


Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc,sot është bërë dorëzimi i kontratave për sipërmarrësit të cilëve iu janë miratuar mjetet për subvensionim në konkursin e Trupit Koordinues.






