Mijëra ushtarë mund të dërgohen nga NATO në kufirin me Rusinë, ndërkohë që tensionet me Vladimir Putinin vijnë duke u shtuar.
Shefat e NATO-s po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Poloni dhe tre shtetet Baltike, raporton Wall Street Journal.
Tensiones mes Perëndimit dhe Rusisë po shtohen që pas aneksimit të Krimesë vitin e shkuar.
Burimet thonë se bëhet fjalë për 4 mijë ushtarë të NATO-s në kufirin me Rusinë.
Ndërkohë diplomatët thonë se ky veprim mund të shihet si provokim.






