Partia Demokratike (PD), në Bujanoc sot ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve në mbështetje të listës së këtij subjekti për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cila quhet lista “Partia Demokratike Dr.Nagip Arifi”.
Ndërkohë brenda 4 orëve Partia Demokratike ka arritur ti grumbullojë mbi 600 nënshkrime nga 300 sa janë të nevojshëm për dorëzimin e listës për zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve që do të mbahen më 26 tetor.
Arbër Pajaziti bartës i listës ka theksuar se procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për përkrahjen e listës “Partia Demokratike Dr.Nagip Arifi” ka ecur në mënyrën më të mirë të mundshme kështu që deri në ora 15 janë grumbulluar mbi 600 nënshkrime në vetëm tre lokacione, Bujanoc, Tërrnoc dhe Bilaç, kështu që PD është detyruar që në ora 15:00 ta ndërpres grumbullimin e nënshkrimeve. /Lugina Press/






