Ambasadori i OSBE-së në Begorad Peter Burkhard ka vizituar sot kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Situata politike dhe ajo e sigurisë në kumunën e Bujanocit, filimi i viti të ri akademik 2014-2015 në fakultetin ekonomimk të Suboticës dega në Bujanoc, si dhe zgjedhjet për Këshill Nacional, ishin temat e bisedës në takimin e sotëm në mes kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi dhe ambasadorit të OSBE-së në Begorad Peter Burkhard.

Me këtë rast Kryetari Arifi, ambasadorin Burkhard e cilësoi si mik të veçant të Bujanocit, duke shtuar se takimet me ambasadorin çdo herë janë frytdhënës për të mirën e qytetarëve të komuës së Buajnocit.
Ndërkohë Amabasadori i OSBE-së në Beograd Piter Burhar shprehi kënaqësinë e tij që gjendet sot në Bujanoc .
Ambasadori pas takimit për medie theskoi se me kryetarin tuaj, temë e bisedës ishte ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë në Bujanoc,po ashtu për 3 javë presim edhe zgjedhjet për Këshill Nacional ndërsa unë jam i kënaqur se të gjiha përgaditjet janë duke shkuar në mënyrë të kënaqshme dhe mua më gëzon fakti se të gjitha subjektet politike shqiptare janë pro zgjdhjeve për Këshill Nacional. Ambasadori i OSBE-së shpreson që fushata dhe dita e zgjedhjeve do të jenë fer./Lugina Press/






