Home Aktuale Pallati i Rinisë rrezikon të mbyllet

Pallati i Rinisë rrezikon të mbyllet

818
0
SHARE

Pallati i Rinisë nuk ka para t’ua paguajë dëmshpërblimin depoistëve, të cilëve u është djegur malli kur u dogj njëra pjesë e pallatit. Sipas menaxhmentit të këtij objekti, pallati rrezikon të mbyllet nëse nuk intervenohet me mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Reagimi i menaxhmentit të Pallatit të Rinisë vjen pasi AKP ka detyruar Pallatin e Rinisë t’i paguajë dëmet e shkaktuara kur u dogj pallati për gjithsej 16 ish- depoistë me shuma të larta në emër të dëmshpërblimit.

Në letrën publike bëhet me dije, se menaxhementi i Pallatit të Rinisë është shumë i shqetësuar lidhur vendimin e panelit të ankesave të dhomës së posaçme të gjykatës supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) e cila urdhëron QSHKSE “Pallati i Rinisë” të paguaj 16 ish depoistëve shumat e larta në emër të dëmshpërblimit lidhur me aksidentin zjarrit i cila ka ndodhur me dt, 25.02.2000 në depot e Pallatit të Rinisë, shumë kjo që është në vlerë e cila kalon shumën 3.5 milion eurove.

“Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë, konsideron se një vendim i tillë i pa argumentuar mirë dhe jo i saktë i sjell nga dhoma e posaçme të gjykatës supreme për çështjet që lidhen AKP-në, është vendim jo ligjor, i pa bazuar në rregullat juridike me faktin se arsyetimi është absurd jo parimore dhe i pa arsyetuar me fakte dhe prova materiale nga pala paditëse e konfirmuar nga dhoma e posaçme, duke pasur parasysh që depoistët kanë dështuar të argumentojnë me përpilimin e sasisë së dëmeve si pasoj e efektit të këtij zjarri, paditësit(depositët) kanë paraqitur vetëm deklarata të pa bazuara në lidhje me humbjet/dëmet e tyre të pretenduara e cila vërtetohet nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme me ASC-09-0101 dhe ASC-09-0084, por në të njëjtin vendim në kundërshtim me vendimin e vet e njëjta gjykatë ka marrë vendim për të kompensuar mallin e djegur palëve paditëse me arsyetimin se në kohen e incidentit nuk ka pas ur vënie të taksave apo regjistrim të bizneseve në vend, asgjë nuk është regjistruar apo mbikëqyrur /kontrolluar nga autoritetet e shtetit të Kosovës, i cili vendim bien ndesh me të vërtetën që e ka vërtetuar e njëjta gjykatë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas menaxhmentit, nëse mbyllet pallati atëherë nuk do të jenë në funksion Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, 36 klube sportive, selia e Këshillit të Rinisë Evropiane, Federata e Shahut, Qendrës Kulturore të fëmijëve, Shkolla e Mesme Amerikane “American School of Kosovo” si dhe shkolla e gjuhëve të huaja “The Cambrige School” në të gjitha këto aktivitete marrin pjesë 4.750 të rijnë , e që pa dashjen tonë do duhet ti njoftojmë për problemet e ndodhura.

Ata duke dashur të sqarojnë, thonë se në vendimin e dt 26.09.2012 Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen AKP-në ka vlerësuar gabimisht se (Siç vijon) “ Në Kosovë në atë kohë ( vitit 2000) ka ekzistuar një anarki e biznesit e cila nuk mund të gjykohet në pajtim me ligjet dhe procedurat e themeluara si duhet ekonomike të biznesit dhe të sistemit ligjor me arsyetimin se nuk ka pasur pasur vënie të taksave apo regjistrim të bizneseve në vend”.

Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë, konsideron se me këtë veprim gjykata ka dhënë mbështetje zhvillimeve të kundërta me të drejtën dhe sistemin e së drejtës duke favorizuar bizneset që pretendojnë për dëmet.

“Pallati i Rinisë shpreson shumë në mendimin/vendimin pozitiv të Gjykatës Kushtetues dhe organeve të drejtësisë pran EULEX-it, që Pallati është ka proceduar me kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe dhënien e masës së përkohshme ndaj aktgjykimit të dhomës së posaçme”, thuhet në letrën e menaxhmentit të Pallatit të Rinisë.

LEAVE A REPLY