Home Aktuale Detaje të reja rreth masakrës në Paris

Detaje të reja rreth masakrës në Paris

786
0
SHARE

Një mbante një granatë në dorë, ndërsa që të dy kishin armë kallashnikov. Një i tretë ishte në makinë. Dy personat e armatosur u drejtuar për tek dera Nr. 6 në rrugën Rue Nicolas-Appert.

“Është kjo Charlie Hebdo?” thirrën para dy punonjësve për mirëmbajtje. Redaksia e revistës ishte dy dyer më tej, por ata nuk lëvizën pa vrarë një prej punonjësve, që u bë viktima e parë e sulmit.

Para se të hynin në zyrat e revistës ata terrorizuan një nënë të re, Florence Pouvil, një asistente shitjeje që punonte përballë zyrave të “Charlie Hebdo” dhe vajzën e saj.

“Pashë dy njerëz me armë të mëdha, si kallashnikovë, jashtë zyrës sonë dhe më pas dëgjova të shtëna. Ishim shumë konfuz. U shtrimë për tokë të terrorizuar”, tregon Pouvol.

“U trembëm për vdekje dhe për të shpëtuar u fshehëm poshtë tavolinës në mënyrë që të mos na shihnin. Ishin të veshur plotësisht me të zeza, sa që as fytyrën nuk ia pashë dot. Mbanin veshje ushtarake”.

Agresorët i thanë një agjenti imobilar që t’i thoshte medies se sulmi po kruhet nga Al Qaeda në Jemen, transmeton shekulli.

Kur mbërritën para derës së revistës, dy terroristët detyruan karakaturisten Corinne Rey, e cila sapo kishte mbërritur bashkë me vajzën e saj të cilën e kishte marrë nga kopshti, që të formonte kodin e sigurisë për hapjen e derës.

Rey tregon se pasi hynë në zyrë, bashkë me vajzën e fshehën poshtë tavolinës. “Ata qëlluan Wolinski-n, Cabu-n… zgjati pesë minuta. Ata flisnin një frëngjishte perfekte. Thanë se ishin të Al Qaeda-s.

Në orën 11:35 redaksia e revistës ishte kthyer në kasaphanë. Në katin e dytë të ndërtesës modern kishte shumë të vdekur. Gazetarët dhe redaktorët ishin në ndërtesë për të zhvilluar mbledhjen e mëngjesit.

Mes të vrarëve ishin: Stephane Charbonnier, 47, redaktor i revistës, truprojën e tij, karikaturistin me famë Georges Wolinski, 80, Bernard ‘Tignous’ Verlhac, 57, Jean Cabut si dhe shkrimtari 68-vjeçar Bernard Maris.

Agresorët ishin nisur me qëllimin për të vrarë Charb. Teksa kërkonin për të pyesnin” Ku është Charb”. Ata e vranë atë duke gjakosur gjithandej vendin.

Të veshur me të zezë nga koka te këmbët dhe të armatosur rëndë, dy persona zbritën nga një Citroen i vogël rreth orës 11:20 në një ditë të ftohtë dhe me mjegull në Paris, transmeton shekulli.

Policia mbërriti rreth orës 11:50 me biçikletë. Pas kësaj, agresorët u kthyen qetësisht në rrugë, po me mënyrën që erdhën.

Tre policët që mbërritën me biçikletë s’mund të bënin asgjë.

Terroristët hipën në Citroen, ndërsa në vendngjarje erdhën edhe policë të tjerë. Agresorët qëlluan në drejtim të makinës së policisë disa herë.

Ashtu siç shihet dhe në video, ata dolën nga makina dhe qëlluan në drejtim të një polici që ndodhej rreth 18 metra larg.

Ai u rrëzua përtokë dhe ngriti dorën për mëshirë.

Por ata nuk u ndalën. U afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi nga afër.

Para se ata të ktheheshin në makinë thirrën: “U hakmorëm për Profetin Muhamed. Vramë Charlie Hebdo”.

Një nga personat e armatosur u ul për të marrë këpucën para se të hipte në makinë, e cila më pas u largua me shpejtësi.