Elbasani nis të pushtohet nga tifozët kuqezi, në prag të ndeshjes së sotme kundër Serbisë. Qindra tifozë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ndezur qytetin duke elektrizuar atmosferën dhe duke bërë që koha e zymtë për shkak të motit jo të mirë të mos ndihet aspak.
Nga më të vegjilit e deri te moshat më të medha, të gjithë gëzojnë për një qëllim, suksesin e mundshëm të Shqipërisë, që do t’i siguronte pjesëmarrjen në Europianin e Francës.Lugina Press sjell disa nga pamjet e atmosferës fantastike që ka nisur të pushtojë Elbasanin.







