Partia Demokratike në Bujanoc ka filluar përgaditjet për fushatën e cila do të zhvillohet për zgjedhjet lokale të 24 prillit.
Përgaditjen për fushatë të Partisë Demokratike e ka konfirmuar Arbër Pajaziti nga kryesia e këtij subjekti politik.
Pajazti madje këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në facebook ku ka postuar një fotografi të cilës ia ka bashkuar një postim ku thuhet “Filluam përgaditjet për një fushatë dinjitoze. #PD1“.
Pajaziti njëherit është shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit./Lugina Press/







