Home Aktuale Bujanoc: Koalicioni PVD-UDSH mbanë konventën, prezenton kandidatët e listës zgjedhore...

Bujanoc: Koalicioni PVD-UDSH mbanë konventën, prezenton kandidatët e listës zgjedhore (video)

245
0
SHARE

Koalicioni PVD-UDSH   në Bujanoc ka mbajtur  konventën  solemne në pragë të zgjedhjeve lokale të 24 prillit.

 Në konventën solemne Koalicioni PVD-UDSH   në Bujanoc kanë shpalosur listën e kandiadatëve për këshilltar të mudshëm që do të dalin nga zgjedhjet lokale të 24 prillit.

 Konventën e  drejtoi Ermal Rexhepi. Ragmi Mustafa me këtë rast ndër të tjera tha se lista PVD-Udsh Shaip Kamberi është aleancë me bizenese për biznese  me bujqit për bujqit  me ekonomi për ekonomi me çdo qytetar për çdo qytetar.

Ndërkaq Fitnete Gashi  kryetare e forumit të gruas tha se Bujanoci vetëm me njerëz të moshuar është e shumtuar për të qenë një Bujanoc i bukur duhe ttë mbajmë rininë këtu që të iu ofrojmë kushte për jetë më të mirë.

Adem Hasani nga UDSH me këtë rast vlerësoi punën dhe veprat e Shaip Kamberit duke e cilësuar njeri fisnik e bujarë.

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi. Ndërkohë fjala e rastit iu dha edhe  kryetares së degës se PVD-së në Preshevë Ardita Sinani e cila tha se jemi parti e madhe rajonale, të tregojmë se jemi jemi të gjallë , jemi aktiv jemi më energjik se kurr për të qenë shpresa e vetme për luginë të Presehvës.

 Shaip Kamberi kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc theksoi se për mus personalisht është nderë i veçantë që Partia për Veprim Demokratik në radhë të parë por kësaj radhe edhe Unioni Demokratik Shqiptar  ka ndadrë bindjen dhe mendimin që të jemë bartës i listë së përbashkët./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=0OjZxIWmZ-Q  ” width=”560″ height=”315″]