Njoftohen qytetarët e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit të cilët kanë dorëzuar kërkesën për marjen e kartelave të reja për librezat e sigurimit shëndetësorë se ato munden ti tërheqin në zyrën e Bashësisë Lokale të Tërnoc.
Bashkësia Lokale e Tërnocit në bashkëpunim me ekspoziturën e Entit Republikan për sigurim shëndetësorë në Bujanoc ka marrë pësipër që të bëjë dorëzimin e librezave të reja shëndetësore për qyetarët e Tërnocit.
Sipas kryetarit të Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti ky bashkëpunim është bërë me qëllim që ti lehtësohet qytetarëve të Tërnocit tërheqja e kartelave të reja për librezat e sigurimit shëndetësorë në mënyrë që të iu shmangen pritjeve të gjata.
Tërheqja e kartelave shëndetësore bëhet në zyrën e bashkësisë lokale në Tërnoc nga ora 18 deri në ora 19.
Haliti fton Tërnocasit që të vijnë ti tërheqin kartelat shëndetësore duke e rrepsketuar orarin e paraparë./Lugina Press/






