Home LAJME KFOR-i francez, në fund të muajit largohet nga Kosova

KFOR-i francez, në fund të muajit largohet nga Kosova

765
0
SHARE

Kontingjenti francez i KFOR-it do ta përfundojë misionin në Kosovë në fund të këtij muaji. Kështu ka bërë të ditur komandanti i kampit ushtarak të KFOR-it në Maxhunaj, koloneli Sulejman Mustafa.

Në një takim që kishte me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, gjendjen e sigurisë në Vushtrri e ka vlerësuar të qetë dhe të qëndrueshme.

Mulaku, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Vushtrrisë, ka falënderuar popullin dhe qeverinë franceze për gjithë mbështetjen që ka dhënë kontingjenti francez i KFOR-it, si për gjendjen e sigurisë, ashtu edhe në përkrahje që u dhanë qytetarëve.

“Qytetarët vushtrrias nuk do ta harrojnë kurrë mbështetjen në kohërat më të vështira nga kontigjenti francez i KFOR-it, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe përkrahje me projekte në përmirësimin e kushteve të jetesës”, ka thënë Mulaku. /Veriu/