Home Aktuale Nxënësit e Luginës kërkojnë lirimin e librave shqip

Nxënësit e Luginës kërkojnë lirimin e librave shqip

1084
0
SHARE

Nxënësit e Luginës së Preshevës kërkuan edhe një herë që t’u dorëzohen tekstet shkollore që u janë dhuruar nga Kosova.

Këtë herë ata e bënë nëpërmjet një proteste, në të cilën morën pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal dhe të subjekteve politike shqiptare.

Më se 100 mijë libra, dhuratë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës, të cilat mbahen në terminalin doganor të Preshevës, me urdhër të autoriteteve shtetërore serbe.

Përfaqësuesit politikë e institucional të shqiptarëve në Luginë e kanë akuzuar Qeverinë e Serbisë për shkelje të të drejtave themelore dhe kanë kërkuar lirimin e librave.

Në protestë është kërkuar respektimi i parimit të reciprocitetit dhe barazimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Ruajtja e paqes vjen nga librat e jo nga armët, tha Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës.

Protesta , ndonëse ka qenë paqësore, është përcjellë nga forca të shtuara të policidsë.

Shqiptarët kanë kërkar shumë herë lirimin e teksteve, por kërkesa po refuzohet nga autoritetet, për shkak se nuk u pëlqen përmbajtja e teksteve kosovare. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së paku në një rast, ka thënë se Serbia nuk do të lejojë kurrë që nxënësit e këtij shteti të mësojnë nga tekstet që “edhe terroristët i quajnë heronj”. /Lugina Press/